Kryesore, Pazar, Pushteti, Te Gjitha

Gazetari Publikon Skandalet e Elvis Nacit

Te investigosh personazhin Elvis Naci eshte shume e veshtire. Fasada e ngritur dhe indoktrinimi i mbeshtetesve te tij, ben qe faktet t’i shohin si te paverteta dhe inekzistente.
Por faktet jane kokeforta dhe kur dalin ne publik, nuk fshihesh dot pas gishtit.
Kam denoncuar bamiresin Elvis i cili donacionet e shqiptareve i ka perdorur per bisnese personale. Nje nder to eshte ky hotel ne Jonufer prane Radhimes ne Vlore. I blere nen emrin e fondacionit Firdeus, hoteli ka bashkeaksioner Ilir Nacin, vellain e Elvis Nacit. Por skandali nuk perfundon ketu. Prej kohesh NIPTI i ketij subjekti eshte i me status PEZULLUAR. Pra, qe nuk ushtrohet aktivitet.
Por e verteta eshte ndryshe. Hoteli ushtron aktivitetin dhe kjo faktohet me fotot e meposhtme (dhe nga videot qe do transmetohen ditet ne vijim).

E kuptoj shtetin qe hesht kur Elvisi me leket e bamiresve te vertete ben bisnes per vete, po kur ne menyre flagrante nepermjet evazionit fiskal vidhet shteti nga Elvis Naci, a do te reagojne.
Ne fotot me poshte, hotel Fly ne Jonufer, ekstrakti i QKR qe verteton pronesine e familjes Naci te ketij bisnesi, pezullimi i aktivitetit dhe fragmente te videos ku faktohet evazioni fiskal nepermjet aktivitetit qe kryhet normalisht.
Ne vijim do njiheni me te tjera skandale financiare te bamiresit Elvis Naci


 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *