Kryesore, Ndodhi sot, Te Gjitha

Skandali i “Byzylykëve” 1.5 milion euro. Pse SPAK-u duhet të hapë dosjen për Lorenc Dybelin dhe Ermal Beqirin

Skandali i 300 byzylykëve elektronikë, të destinuar për të burgosurit, blerë për 1.5 milionë euro nga ministria e Drejtësisë në mars të vitit 2017 dhe që sipas kësaj ministrie, tashmë ishin zhdukur, ngre dyshime të mëdha mbi tri kompani private që kanë fituar tenderin për furnizimin me këto aparatura.

Sot e kësaj dite kompanitë private morën paratë, ndërsa ministria e Drejtësisë, mori 300 ekzemplarë byzylykë elektronikë të prishur. Por më e çuditshmja e këtij fakti është se askush nga prokuroritë, qoftë ajo e Tiranës dhe qoftë Prokuroria e Posaçme SPAK, nuk ka marrë asnjë nismë ligjore për ndjekjen penale dhe dënimin e personave të këtij skandali.

Sot individët e këtij skandali si Lorenc Dybeli, Ermal Beqiri, Arjola Koromani, Erisa Malellari, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe zyrtarë të Shërbimit Kombëtar të Provës, vijojnë të jenë të lirë dhe pa kurrfarë përgjegjësie.

Dy njerëzit kryesorë të këtij skandal, ose si të thuash dy “manivelat” e lidhur ngushtë me LSI, vijojnë të bëjnë biznes pa u shqetësuar nga askush. Dyshja Beqiri-Dybeli, administrojnë kompani të sigurisë elektronike në Shqipëri, duke dhënë shërbime në pajisjen me kamera sigurie dhe sisteme të ndryshme elektronike sigurie në biznese dhe institucione shtetërore. Por së fundi, dyshja Beqiri-Dybdeli është investuar së tepërmi dhe në media.

Ermal Beqiri dhe Lorenc Dybeli, mësohet të jenë investitorët kryesorë të portalit “Dosja.al”, një portal që shpesh herë vepron nën direktivat e këtyre dy njerëzve dhe franksioneve të ndryshme të LSI-së. Por të lemë pas këtë pjesë dhe le të merremi me thelbin.

 Lorenc Dybeli
Lorenc Dybeli
Ermal Beqiri
Ermal Beqiri

Dybeli dhe Beqiri, janë një dyshe kontraverse që punojnë pa shumë zhurmë. Të dy gëzojnë biznese në Tiranë, Cërrik, Elbasan, dhe administrojnë disa faqe interneti në vend. Dybeli administron dhe shkollën jo-publike “Cambrigde European School” në qytetin e Cërrikut.

Faktet e denoncuara në media, por edhe nga vetë Ministria e Drejtësisë, kanë rënë në vesh të shurdhër dhe hetimet e nisura janë pushuar shumë shpejt. Tashmë duhet dhe ka ardhur koha që dyshja Ermal Beqiri dhe Lorenc Dybeli, së bashku me Arjola Koromani, Erisa Malellari, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani dhe zyrtarë të Shërbimit Kombëtar të Provës, të japin shpjegime në SPAK, lidhur me skandalin e 300 byzylykëve elektronikë që do shërbenin për sigurimin e personave që gjykata urdhëronte caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Prokurorët e SPAK,të mos humbin kohë me çështje sporadike dhe anonime të komisionerëve zgjedhorë, por të hetojnë elefantët e korrupsionit të mësipërm, për të cilët ka dëshmi të forta se kanë vjedhur shtetin dhe nuk kanë dhënë në asnjë moment shpjegime në prokurori.

Në ditët në vijim Gazeta Fjala do të hedhë dritë me publikimin e fakteve të reja lidhur me vjedhjen e 1.5 milion eurove, ose siç njihet ndryshe skandali i “Byzylyqeve”.

Marrë nga fjala.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *