Kryesore, Pushteti, Te Gjitha

Drejtori burgjeve kërcënohet , cv-në me probleme , vëllanë avokat te kryebashkiakut të Bulqizës

Ish i dënuari i identifikuar si Muharrem Z. është arrestuar nga policia e shtetit, pasi dyshohet se është personi që ka kërcënuar Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve Agim Ismaili. Sipas policisë, arrestimi i tij u bë bazuar në një vendim të Gjykatës së Tiranës.

Ai u arrestua pasi akuzohet për kanosje dhe keqpërdorim të thirrjeve telefonike.

Policia ka dyshime se kërcënimi ndaj Ismailit është bërë me porosi të një grupi kriminal. Ai është identifikuar nëpërmjet numrit të IMEI-t të telefonit, pasi kartën me të cilën ka kërcënuar Ismailin e ka hedhur dhe në të njëjtën telefon ka vendosur numër tjetër të gruas.

Agim Ismaili është vendosur sot në qendër të sulmeve. Në seancën e sotme të Kuvendit, deputeti Lefter Maliqi e ka quajtur “spiun të SHIK-ut”, duke zbuluar detaje nga e shkuara e tij gjatë vitit 97’. Sipas Maliqit, Ismaili e ka kthyer burgun në prone personale.

Agim Ismaili u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në shkurt të 2019, pas shkarkimit të Stefan Çipës. Ai është vëllai i Petrit Ismailit, i cili ka qenë Drejtor i Policisë, më pas Drejtor i Burgut 302 dhe shef i policisë së burgjeve. Ky i fundit aktualisht është avokati mbrojtës i kryebashkiakut të akuzuar si përdorues droge Lefter Alla, çështje në duart e SPAK-ut tashmë.

NE VIDEO Petrit Ismaili :

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *