Kryesore, Ndodhi sot, Pushteti, Te Gjitha

Pas marrëveshjes, opozita drejt protestave kombëtare?

Pas disa muajsh në ‘qetësi’ dhe një ditë pas arritjes së një marrëveshje për reformën zgjedhore, duket se opozita po e diskuton idenë e një proteste kombëtare.

Në takimin e kolegjit të kryetarëve të degëve të PD-së në selinë blu, u diskutua mbi idenë e një proteste kombëtare, e cila do të bëhej në formë simbolike mbi 1 vjetorin e djegies së mandateve. Kërkesa u bë nga kryetarët e degëve të PD-së, por një vendim i tillë duket se nuk është marrë në konsideratë nga Basha.

Kryedemokrati pritet që të zhvillojë një takim me grupin e PD-së në orët në vijim për të diskutuar mbi qëndrimet politike që do të mbajë selia blu mbi ngjarjet më të fundit në vend.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *