Pyetja që u bëhet më shpesh personazheve të njohur të ekranit është padyshim ajo rreth pagesës që marrin.
Pas përfundimit të një sezoni të suksesshëm të “Hell’s Kitchen”, pre e kësaj pyetje ka rënë edhe Renato Mekolli.
Në një bashkëbisedim me fansat, Shef Renato është pyetur sesa lekë është paguar për gjithë pjatat e thyera.
Duke mos ngurruar të përgjigjet, ai ka treguar se nga “Hell’s Kitchen” ka fituar milliona lekë.
Madje Shef Renato ka treguar se kjo page ka qenë një ndër më të mëdhatë ndër të gjitha pagat që ka marrë ndonjëherë, përfshi edhe nga puna në Greqi.