Sport, Te Gjitha

Hidhet shorti, përballje gjigantësh në Champions

Real Madrid do të ndeshet kundër Machester City-t në fazën e 1/8-ave të Champions League, pas shortit të hedhur këtë të hënë. Një sfidë e veçantë për Pep Guardiola-n që kthehet në Spanjë për t’u përballur me rivalët e tij nga koha kur drejtonte Barcelona-n. Kjo e fundit gjen Napoli-n që pas shkarkimit të Ancelotti-t do të drejtohet nga Gennaro Gattuso.

Kampionët e Liverpool do të kenë një detyrë të vështirë kundër Atletico Madrid, ndërsa Tomas Tuchel do të kthehet në Dortmund me Paris SG. Juventus ka një sfidë të lehtë në letër kundër Lyon, ndërsa Bayern Munchen-Chelsea do të jetë një tjetër sfidë e luftuar për një vend në çerekfinale.

Ndeshjet e fazës së 1/8-ave do të zhvillohen në datat 18, 19,  25, 26 shkurt dhe 10, 11, 17, 18 mars.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *