Ndodhi sot, Te Gjitha

Lidhi sytë dhe u hodh nga kati i 11, varfëria “vrau” studenten e Inxhinjerisë

Problemet në Universitet dhe sidomos gjëndja e vështirë ekonomike e familjes, duket se kanë qënë shkaqet që kanë cuar studenten 23 vjecare Adela Gjoka drejt aktit ekstrem të vetëvrasjes.

Ngjarja që shokoi mbarë opinionin në Rrëshen, qytet ku familja e studentet së inxhinjerisë jetonte, mesa duket ka qënë disi e paralajmeruar.

Kjo pasi, vajza e re e cila studionte në Tiranë kishte disa ditë me problem shendetësore.

Për shkak të problemeve psikologjike, gjëndjës së rënduar emocionale, vajza madje praktikisht nuk kishte ngrene prej ditësh derisa familja e kishte derguar në urgjencë. Mirëpo edhe kjo nuk ka qënë zgjidhje për 23 vjecaren, e cila e mbytur nga stresi ka ndërmarrë aktin fatal.

Duke përfituar nga mungesa e prindërve në shtëpi ( të cilët kishin dalë për të punuar) dhe vetëm nme gjyshin e sëmurë në banesë, 23 vjecarja është future në tualet, ka mbyllur sytë me një rrobë dhe është vetëhedhur nga kati i 11 i pallatit. Në këtë ndërtese babai I saj punonte si roje, dhe pronari I objektit I kishte dhënë mundësi familjes të fuste kokën në një banesë për shkak të gjëndjes së dobët ekonomike të familjes Gjoka.

Mesa duket problemet e mëdha ekonomike të kombinuara me vetëm 2 provime të mbartura si student e inxhinjerise në Tiranë,duket se kanë bërë që Adela të mos e përballonte këtë situatë. Një ngjarje e rëndë që shokoi mbi të gjitha të afërmit e saj të cilët e njihnoin Adelen si një vajzë model dhe të respektuar edhe në komunitet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *