Ndodhi sot, Te Gjitha

“Grupet kriminale shqiptare u fuqizuan, bashkëpunojnë me Ndragetan”

Prokurori antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho theksoi gjatë vizitës së tij në Tiranë se grupet kriminale kanë evoluar duke kaluar nga trafiku i kanabisit tek ai i kokainës madje duke bashkëpunuar edhe me organizatat mafioze si ndrageta.

Para zyrtarëve më të lartë të agjencive të zbatimit të ligjit, De Raho vlërësoi punën e skuadrave të përbashkë ta hetimore ndërkohë që pershendeti edhe nismën për implementimin e ligjit italian 41 bis për izolimin në burgje të anëtarëve të bandave kriminale.

FEDERICO CAFIERO DE RAHO: Krimi leviz dhe shkon pertej vendit te prejardhjes, gjë që i ka çuar dy vendet tona te punojne se bashku. Ne itali krimi shqiptarë bashkpunon me ndragnetan qe eshte nje organizate e tmerrshme duke kontrolluar portet ne veri te evropes dhe trafikun e kokaines. Në krim mund të përfshihen edhe persona qe u parkasin e institucioneve, e kam fjalën për mafioze me xhakete dhe kravate që jane te zoter ne punen e tyre. Ne shqiperi kriminaliteti kishte shume plantacione me kanabis. U nderhy ne to dhe italia ndihmoi. ”

Edhe ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj vlerësoi asistencën italiane në luftën kundër krimit.

Sa i takon pasurive të krimit të sekuestruara dhe konfiskuara ministrja e financave Anila Denaj tha se aktualisht në total janë mbi 200 asete që po administrohen në interes të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *