Te Gjitha, Tech

Facebook ka mbyllur 5.4 miliardë profile false

Rrjeti më i madh social Facebook ka mbyllur 5.4 miliardë profile false në harkun kohor të një viti.

Sipas Facebook, në krahasim me vitin 2018 janë 2 miliardë profile më shumë të mbyllura. Kompania ka fshirë gjithashtu 11.4 milionë postime me përmbajtje urrejtje. Sipas analistëve dhe ekspertëve, gjatë muajve të ardhshëm priten postime me lajme të rreme nëpër mediat sociale për shkak të zgjedhjeve presidenciale 2020 në SHBA.

Kjo është dhe arsyeja, thotë analistët, që Facebook ka ndërhyrë duke eliminuar një numër kaq të madh të profileve false. Megjithatë, ata shprehen se shmangia 100% e lajmeve të rreme nuk do të jetë e mundur. Themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg, duke folur për gazetarët, u shpreh se mbyllja e këtyre profileve është një tregues që kompania po e merr me seriozitet fenomenin e “fake news”, raporton CNN.

“Për shkak se këto shifra janë të larta, nuk do të thotë që ka përmbajtje shumë të dëmshme. Thjesht ne po punojmë më shumë për të identifikuar postimet me përmbajtje të papranueshme dhe kjo është arsyeja përse këto shifra janë kaq të larta”, u shpreh Zuckerberg.

Në tremujorin e dytë të këtij, Facebook ka përdorur metoda të reja për të fshirë automatikisht postimet me përmbajtje urrejtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *