Te Gjitha, Tech

Sekreti i Instagramit që shumë përdorues nuk e dinë!

Instagram  është një ndër rrjetet sociale më të përdorur, që herë pas here vjen me risi për të gjithë përdoruesit e tij. Shumë përdorues e kanë të pamundur që ti mbajnë mend të gjithë opsionet që ofron Instagram një ndër to është edhe Arkiva (Archive).

Ndodh që herë pas here t’i fshini fotot nga profili, por vjen një kohë që pendoheni. Prandaj, Instagram ka krijuar prej kohësh opsionin që ju lejon të hiqni fotot nga profili, por pa i fshirë. Arkiva ju ndihmon që herë pas here të riktheni fotot që ndoshta ju merr nostalgjia.

Arkiva njihet shumë pak nga përdoruesit për shkak se nuk u njoftua zyrtarisht nga Instagram në momentin që doli.

Si të arkivoni fotot:

Shkoni te fotoja që doni të hiqi, por jo ta fshini përgjithmonë. Kliko tek tre pikat në të djathtë të fotos. Shtyp Arkiva (Archive). Më pas fotoja do të hiqet nga profili

 

Si të ktheni në profil një foto të arkivuar

Shkoni tek profili dhe shtypni tre vizat horizontale që shfaqen në të djathtë të celularit, Shtyp Arkiva (Archive). Fillimisht ju del arkiva për historitë (Stories Archive), por çojeni tek arkiva e postimeve (Post Archive)

Shkoni te fotoja që doni të riktheni

Shtypni tre pikat që ndodhen në të djathtë të fotos, Shtyp “Shfaqu në Profil” (Shoë on Profile) dhe fotoja do të rikthehet në profilin tuaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *