Doktori, Te Gjitha

Ndryshim i ADN-së për të mposhtur kancerin, rezultat impresionues tek 3 pacientë

Duket se po funksionon teknik “Crispr” e cila lejon ndryshimin e ADN-së për të karikuar sistemin imunitar të njeriut e që lejon pasjen e rezultaten positive në luftën kundër kancerit në stadet e avancuara.

Lajmet e mira në fushën e mjekësisë vijnë nga SHBA, aty ku eksperimenti i parë me tre paciente ka dhënë rezultate positive dhe shumë shpresëdhenëse. Kërkuesit shkencor të Universitetit të Pensilvanisë thanë se tre pacientet që iu nënshtruan këtij eksperimenti ishin të tre me tumor ne stade të avancuara, 2 me mielomë multiple dhe një tjetër me sarkome. Pacienteve, shpjegoi doctor Edëard Stadtmauerm, iu janë injektuar 100 milion qeliza të modifikuara të cilat në një farë mënyrë kanë bërë ndryshimin e ADN-së.

Lajm i mirë, shton kërkuesi shkencor, ka të bëjë me faktin se pacientet janë gjallë dhe tumori nuk ka përparuar.  Jo vetëm kaq por nuk ka pasur as dëmë anësore në organizëm nga i gjithë ky eksperiment, që mund të jetë një hap i rëndësishëm për ti dhënë zgjidhje një semundje që merr jeten e miliona njerezve cdo vit në mbarë globin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *