Kryesore, Ndodhi sot

4 banka do nxirrnin paratë, si ndodhi grabitja në Rinas. Foto e të ekzekutuarit

Dinin çdo gjë në mënyrë perfekte. Në atë orar 4 banka të nivelit të dytë do të transportonin një sasi të konsiderueshme valute drejt Austrisë.

Fillimisht grabitësit të veshur me uniforma kamuflazhi kanë prerë derën në pjesën veriore të aeroportit, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve.

Me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” i janë afruar avionit. Kanë hyrë me shpejtësi deri në brendësi të pistës e më pas kanë hipur tek hangari i avionit dhe kanë marrë thasët me para.

E gjithë grabitja u pa nga pasagjerët brenda në avion, të cilët kanë kujtuar se po ndodh një stërvitje policore. Hyrja dhe dalja e grabitësve është fiksuar nga një kamer sigurie, ndërsa në foto të sigurua nga Opinion.al duket se si autorët kanë vënë nën kontroll rojet e sigurisë.

Policia e Shtetit thotë se ka patur shkëmbim zjarri mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe grabitësve. Njëri prej 4 grabitësve ka mbetur i vrarë. Ai është rreth moshës 35 vjeç, por nuk është identifikuar ende. Personi i vrarë është me veshje speciale dhe antiplumb, që tregon edhe përgatitjen e personave që kryen grabitjen.

Në vendngjarje policia ka gjetur disa armë kallashnikov si dhe disa granata ofensive. Një tjetër furgon, thonë burimet policore, është gjetur i djegur në afërsi të Kamzës dhe besohet se është përdorur nga po të njëjtët grabitës si mjet largimi drejt Laçit ose Lezhës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *