Ndodhi sot

Transportonin mina, flet babai i dy të rinjve: Jemi të varfër, vajza është shtatzënë

Është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj Armand Lukanit dhe Amelda Elezit, të cilët pak ditë më parë u arrestuan pasi transportonin tre mina me telekomandë.

Seanca u zhvillua në Gjykatën e Lezhës, ndërsa dy të rinjtë që janë motër e vëlla, janë nga Vlora. Gjykata vendosi arrest me burg për Armand Lukanin dhe arrest shtëpie për Amelda Elezin, e cila është edhe shtatzënë.

Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, i ati i dy të rinjve, 23 dhe 21 vjeçe, është shprehur se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur. Ai ka thënë se e bija është shtatzënë, ndërsa ka shtuar se nuk ka mundur t’u sigurojë një avokat fëmijëve, pasi gjendja e tyre ekonomike është e vështirë.

“Djali nuk është marrë kurrë më mina dhe lëndë narkotike, punonte në bujqësi. Mendoj e i ka përdorur dikush, sepse nuk kishte  ku t’i gjente. Nuk kemi marrë avokat sepse nuk kemi mundësi ekonomike”, është shprehur në lot i ati.

Prokurorët dyshojnë se ata janë thjesht transportues të minave, të cilët janë paguar nga të tjerë për të bërë transportin e minave nga Vlora në Lezhë, por gjithçka mbetet për t’u verifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *