Ndodhi sot, Te Gjitha

Vrasësi shqiptar dënohet me 20 vite burgim në Angli

Mane Driza, shqiptari që njihet edhe si “Al Pacino”, është dënuar me 20 vite burgim nga një gjykatë angleze për vrasjen e shokut të tij Stefan Bledar Mone. Ngjarja ka ndodhur në Qershor të vitit 1999 në një banesë në Londër.

Shokun e tij Stefan Bledar Mone e goditi disa herë me thikë, duke e lënë të vdekur në vend. Sipas tij, dyshonte se Stefan Bledar Mone i kishte vjedhur unazën e martesës.

Kjo është vrasja e pestë që rëndon mbi 41-vjeçarin. Gjykatësja që e dënoi me 20 vite burgim, tha se rasti i Mane Drizës është i pazakontë, nëse jo unik.

Pas krimit në vitin 1999 në Londër, ai u arratis drejt Italisë ku bëri dy vrasje të tjera. Ai ekzekutoi shqiptarët Artanit Maskaj dhe Albert Blushaj, si dhe tentoi të vriste Lefter Maskaj. Për këto krime u dënua në vitin 2002 në Itali dhe në Qershor të vitit të kaluar u ekstradua në Britani të Madhe për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Stefan Bledar Mone, krim për të cilin u dënua sot.

Ndërsa më 11 Prill të vitit 1997, Mane Driza dhe babai i tij vranë at e bir, Elmaz dhe Lavdosh Kananin, në fshatin Bishan të Fierit. Më pas u arratis drejt Anglisë duke pretenduar se ishte një shtetas kosovar që po emigronte për shkak të luftës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *