Ndodhi sot, Te Gjitha

“Shoferët e mirë” do paguajnë më pak për siguracionin e makinave

Nga e hëna nisi mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike. Drejtuesit e automjeteve që në një vit kalendarik nuk përfshihen në asnjë aksident do të përfitojnë 5% ulje për tarifat e sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, ndërsa ata që përfshihen në aksidente, do të paguajnë policën 15% më shumë. Kjo është në vija të përgjithshme, skema që do të ndiqet për sigurimin e detyrën të automjeteve me hyrjen në fuqi të sistemit “bonus malus”. Drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’ në AMF, Endri Kote, shprehet se historiku i aksidenteve ka bazë vjetore dhe çmimet e siguracioneve do të vendosen me bazë të kësaj metodologjia nga prilli i 2020.

“Mbas një viti, me shkaktimin e një aksidenti do të ketë një rritje me 15% të çmimit të policës dhe një ulje me 5% për ata drejtues që nuk kanë shkaktuar asnjë aksident”, tha Endri Kote, drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’, AMF. Në bazë të kësaj formule, për një automjet me një motor prej 1600 kubikë, çmimi bazë i sigurimit është afro 18 mijë lekë në vit, nëse kryhen një aksident çmimi rritet në 20,700 lekë. Kur je disa herë shkaktar, çmimi mund të dyfishohet duke shkuar deri në 36 mijë lekë. Gjithsej janë 19 klasa ku listohen përdoruesit e autoveturave dhe mikorbusëve. Secili e nis nga klasa e trembëdhjetë, ku është përcaktuar tarifa bazë. Ndërkohë nëse nuk je shkaktar aksidenti, mund të përfitosh deri në përgjysmim të tarifës. Përveç efektit ekonomik, AMF synon që të ulë numrin e aksidente dhe pasojave prej tyre me aplikimin e sistemit ‘bonus malus’”-thotë Kote. Nëse je shkaktar i një aksidenti, atëherë çmimi i policës së sigurimit të detyrueshëm do të rritet dhe e kundërta ndodh nëse nuk shkakton aksident.

“Ka efekte sociale mjaft pozitive, pasi scic është konstatuar edhe në vendet e zhvilluar europiane në të cilat është aplikuar, ka sjelle një ulje të aksidenteve, pra duke rritur ndërgjegjësimin e publikut në drejtimin e automjetit së pasojave sociale në kujdesin e shëndetit të drejtuesve të automjetit dhe personave të tretë”, tha Endri Kote, drejtor i ‘Mbikëqyrjes së Tregjeve’, AMF në një intervistë për ‘TCH’. Akses në bazën e të dhënave të AMF me historikun e aksidenteve kanë të gjitha kompanitë e sigurimeve në vend. Nga ana tjetër, nga sistemi “bonus malus” janë të përjashtuar drejtuesit e motoçikletave, autobusëve, kaminonëve dhe makinerive bujqësore.

Sigurimi “bonus malus”
Nga prilli i këtij viti nis mbajtja e historikut të aksidenteve automobilistike në Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare dhe pas një viti, çdo sigurim për autoveturat dhe mikrobusëve do të bëhet duke aplikuar sistemin “bonus malus”. Udhëzimi i miratuar nga AMF përcakton kriteret për llogaritjen e skemës universale të sistemit “bonus-malus”, që do të zbatohet nga të gjitha shoqëritë e sigurimit që ofrojnë produktin TPL e brendshme në kategoritë B1 (autovetura) dhe B2 (furgona, mikrobuzë). Udhëzimi u miratua nga Bordi i Autoritetit në pritje të ndryshimeve të plota ligjore, me qëllim kryesor mbrojtjen e konsumatorit dhe përfshirjen e praktikave të njohura evropiane edhe në tregun shqiptar të sigurimeve. Kjo, pasi është verifikuar që në vendet ku është në zbatim sistemi “bonus-malus” ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë në policat e sigurimit TPL. Në aspektin social, me aplikimin e sistemit ‘bonus-malus synohet ndërgjegjësimi i publikut për një drejtim sa më të kujdesshëm të automjetit, por edhe rritje e cilësisë së shërbimit të sigurimeve kundrejt konsumatorëve. Nga ana teknike procesi është më transparent dhe përfshirja e formulave matematikore e bën një mekanizëm të drejtë, të besueshëm dhe sipas meritës. Sistemi ‘bonus-malus’ është mekanizmi i tarifimit në sigurimin e detyrueshëm MTPL, ku primi i zbatuar është i varur nga historiku i dëmeve/eksperienca e drejtimit të automjetit nga ana e të siguruarit. Ky sistem penalizon ekonomikisht, me rritjen e primit (deri në dyfishimin e tij), të siguruarin përgjegjës për një ose më shumë aksidente të shkaktuara/raportuara gjatë periudhës së sigurimit. Në anën tjetër, e favorizon atë me ulje të çmimit të primit të sigurimit (deri në përgjysmim), nëse gjatë periudhës së konsideruar nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *