Kryesore, Pushteti

Rama i drejtohet deputetëve të rinj: Jeni njësoj si ata jashtë!

Kryeministri Rama në sallën e Parlamentit i është drejtuar deputetëve të rinj të opozitës, duke i thënë se janë njësoj me ata që lanë mandatet.

“Jemi në një të enjte interesante, më fal është e mërkurë, po për mua sa herë ka Parlament është e enjte sepse kam humbur shumë kohë me ata që ishin më herët. Ju mos bëni sikur nuk keni lidhje me ata, ju jeni njësoj si ata. Unë pres që shumë shpejt të jeni në të njëjtën lartësi me ata, ata ju anatemojnë se janë xhelozë me ju, se jeni më të zgjuar se ata. Ikën vetë, tani shtyjnë policët të futen prapë. Ajo që është një pyetje që duhet bërë për të shpjeguar dhe për të ndarë me njerëzit këtë absurd, është pse dolën nga Parlamenti? Sepse pasi iu mbaruan llafet, vezët, boja dhe bojëdalë zgjodhën të dilnin në rrugë”, u shpreh Rama.

Këto fjalë Rama i tha pasi në foltore mbajtën fjalimet e tyre Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Hajdari tha se tashmë opozita janë deputetët që janë në sallë, ndërsa Murrizi tha se Lulzim Basha nuk është kryetari i tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *