Ndodhi sot, Te Gjitha

“Pise” e “kuçkë”, mësuesja dhunonte fëmijët në klasë. Reagon ministrja e Arsimit

Në emisioni “Stop” në TV Klan mbrëmjen e së martës është denoncuar një mësuese që dhunonte fëmijët.  Bedrie Kastrati jepte mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët “pise” apo “kuçkë”, por edhe goditjet fizike pa shkak.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga Ministria e Arsimit. Vetë ministrja shkruan, Besa Shahini shkruan në rrjetet sociale se mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa

E kam të pamundur të toleroj çdo lloj forme të dhunës ndaj nxënësve apo mësuesve brenda shkollave, qoftë kjo dhunë fizike, verbale apo psikologjike. Gjuha me të cilën mësuesja i referohet nxënëses dhe dhuna e përdorur në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në Kukës, nuk lë vend për justifikime.  Që sot, mësuesja është pezulluar dhe ndaj saj po merren urgjentisht masa. Falënderoj emisionin Stop që e solli rastin në vëmendjen e autoriteteve”, shkruan ministrja e Arsimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *