Ngjyra, Te Gjitha

“Për herë të parë një foto me ty!” Bes Kallaku publikon foton e rrallë me njeriun e shtrenjtë

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku shpeshherë është shprehur se ka një raport mjaft të ngushtë me motrën e tij të quajtur Ana, mirëpo rrallëherë i kemi parë ata krah njëri-tjetrit.

Por cila është arsyeja përse Besi nuk ka publikuar foto ku shfaqet me Anën?

Rikujtojmë se më datën 8 mars, teksa aktori uroi femrat e jetës së tij, të gjithë vumë re mungesën e një fotoje me të motrën. Ai asokohe u shpreh se nuk kishte asnjë foto të bukur me Anën ose më saktë “të hajrit”, siç e tha vetë Besi.

Por ditën e sotme na ka surprizuar të gjithëve teksa ka publikuar në Insta Story një foto me njeriun e shtrenjtë.

“Për herë të parë një foto me ty!”- mbishkruan Besi dhe duken aq bukur.

Aktori duhet të publikojë më shpesh foto të tilla!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *