Kryesore, Pushteti, Te Gjitha

Një javë pasi u bë nënë, deputetja shqiptare betohet në Parlament

Ajo mungoi në ditën e saj më të rëndësishme për karrierën profesionale. Ambra Borova, e cila do të betohej të enjten e kaluar si deputetja më re, nuk u paraqit në Kuvend.

Arsyeja ishte sepse vetëm një ditë para seancës plenare Borova ishte bërë nënë për herë të parë.

Por sot, një javë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, ajo mori pjesë në seancë dhe u betua sipas procedurës zyrtare dhe mund të themi se dukej në formë.

Deputetja e re e LSI-së, Ambra Borova mori kështu vendin e lënë në Kuvend nga Agron Çela, në Shkodër.

Borova, dentiste me profesion, është vajza e muzikantit të njohur, Luan Borova.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *