Globi, Te Gjitha

Ish-zyrtari gjendet i shkrumbuar në makinë

Në zonën e Fokidës, në rrugën që shpie nga Amfisa në Prosilio, mbasditen e së martës në Greqi, një person u gjet i djegur në një makinë të shkrumbuar nga flakët.

Forca të shumta policore dhe zjarrfikës shkuan në vend, dhe po hetohet nëse në këtë rast është një aksident apo një veprim kriminal.

Sipas informacioneve më të fundit makina është e markës Peugeot dhe dyshohet se i takon një banori 60-vjeçar nga Amfissa, një ish-zyrtar i burgut.
Megjithatë, ende nuk është konstatuar nëse shoferi eshte i njëjti person që u gjet i djegur.

Është i çuditshëm fakti se në vendin ku u gjet makina e djegur, është një rrugë ku ka kalim të shpeshtë të makinave dhe askush nuk e ka parë.

Rruga është bllokuar nga policia dhe pritet mjeku ligjor për të shqyrtuar kufomën e shoferit, si dhe vijojne hetimet për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur tragjedia.

Në të njëjtën kohë, po punohet edhe për të identifikuar viktimën e gjetur të djegur në makinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *