Kryesore, Pushteti, Te Gjitha

Hajdari: Opozita jemi ne, ata që lanë mandatet janë qytetarë të lirë

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari e ka quajtur të pavend ofertën e Damian Gjiknurit për opozitën, për miratimin e Reformës Zgjedhore. Hajdari tha se Komisioni aktual i Reformës Zgjedhore që është hapur aktualisht duhet të mbyllet dhe negociatat duhet të bëhen me deputetët që janë në sallë, jo me ish-deputetët, të cilët ajo i quajti qytetarë të thjeshtë.

“Kërkesë e pavend nga një deputet i vetëshpallur i Komisionit për Reformën Zgjedhore. Këtij komisioni i ka mbaruar mandati më 21 shkurt 2019, pa dhënë asnjë rezultat. Duhet të kemi parasysh që ata deputetë që ishin këtu, nuk janë më. Ju e keni bërë marrëveshjen me ata dhe jo me këtë opozitë që është përballë jush. Nëse ne do të marrim iniciativë reale me këtë Parlament, erdhi si erdhi puna i përket të shkuarës, ne duhet të ecim përpara, por më vjen keq sepse deklaratat e Gjiknurit ishin shëmbëlltyra më e keqe se ç’ndodh në këtë sistem partiak prej 28 vitesh. Gjiknuri pa pikë turpi i shtriu dorën opozitës, i tha bëhuni pjesë në reformën zgjedhore. Ku është dëgjuar kjo, që një ish-deputet, një qytetar i lirë, të ketë votë dhe veto në komision?”, ka thënë Hajdari.

Në fillim të fjalës, ajo kërkoi të mbahej 1 minutë heshtje për viktimat e 2 prillit. “Në radhë të parë meqë dje ishte 2 prilli do doja të mbanin një minutë heshtje për martirët e demokracisë”, u shpreh Hajdari. Thirrja e saj u dëgjua nga deputetët e pranishëm në sallë të cilët u ngritën në këmbë ndërkohë që kreu i kuvendit tha: U prehshin në paqe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *