Kryesore, Ndodhi sot, Te Gjitha

Ekzekutimet mafioze dhe kërcënimet/ Lleshaj dhe Veliu vizitë blic në Shkodër

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj brenda pesë ditëve ndodhet për herë të tretë në Shkodër. I shoqëruar dhe nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe drejtues të lartë të prokurorisë së Shkodrës ai ka zhvilluar takime ne prefekturë.Natyrisht që në fokus janë ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në këtë qytet.

Këtë të mërkurë, teksa Lleshaj po fliste për sigurinë në Kuvend, stafi drejtuesi i ekipit kuqeblu, me në krye trajnerin e ri Agim Canaj, drejtorin teknik Engin Firat dhe administratorin Suad Lici, ka marrë kërcënime nga jashtë.Situata e rënduar ka sjellë për pasojë pezullimin e seancës stërvitore të klubit të Vllaznisë. Presionet, që shkojnë deri në kërcënim me jetën, janë të natyrës për aktivizim të lojtarëve të caktuar në formacionin e titullarëve.

Burime pranë lojtarëve të Vllaznisë thonë se presione të tilla ka pasur edhe në kohën e trajnerit Lika, i cili vetëm pak ditë më parë emigroi në drejtim të Shteteve të Bashkuara.Ato nuk janë ndalur as tani, që në krye të pankinës ka ardhur një tjetër figurë e njohur e trajningut shqiptar, si Canaj, vetëm në ditën e dytë të punës.Të shtunën dy vëllezërit balili u ekzekutuan në derën e shtëpisë, një ekzekutim ky që çon në 9-të numrin e të vrarëve brenda dhjetë muajve të fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *