Kryesore, Pushteti, Te Gjitha

Tetë vite nga 21 Janari: Rama-Meta-Basha, pushtet mbi gjakun e viktimave

Sot bëhen tetë vite nga vrasja e katër protestuesve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një përplasje me Gardën e Republikës.

Pas videos së emisionit Fiks Fare ku shfaqej zv/kryeministri, në atë kohë Ilir Meta dhe Ministri tjetër i LSI-së, i ndjeri Dritan Prifti duke folur për afera dhe pazare, Partia Socialiste e ktheu në kauzë dhe filloi demonstatat e dhunshme.

Në 21 janar të vitit 2011, grupi i zjarrit nën komandën e Ndrea Prendit dhe ish-ministrit të Brendshëm, në atë kohë, Lulzim Basha, qëlloi protestuesit e thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër prej tyre dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Protesta ishte për bllokun e Ilir Metës dhe video ishte çuar tek Fiks Fare nga Dritan Prifti.

Edi Rama vijon ta perdorë 21 janarin si një ngjarje ku shteti kishte vrarë opozitën dhe kishte mbrojtur korrupsionin, por në 2013-ën, Rama e harroi 21 janarin, harroi viktimat, harroi premtimin për drejtësi dhe Ilir Meta, sebepi i sherrit doli nga shtrati i Saliut dhe u rikthye në shtratin e tij natyral politik.

Pas një takimi në Gjirin e Lalzit ku u përfol edhe për ngjala e pazare politike, Edi Rama e harroi bllokun e Metës dhe vrapoi drejt pushtetit. Mbi viktima me gjak, me pazare PS-ja bën cdo gjë që të marë pushtetin dhe premton të zbardhë ngjarjen duke marrë nën sqetull LSI-në e Metës. Mareveshja sjell një fitore spektakolare dhe nga ana tjetër korrupsioni i blloqeve dhe LSI, ministra e bashkëpuntorë të Berishës dje, hynë në qeveri me Ramën, për tu ndarë sërish në zgjedhjet e 2017-ës.

Por, në gjithë këtë histori, del edhe emri i Lulzim Bashës, i cili në atë kohë mbante deyrën e ministrit të Brendshëm, megjithëse kostot i morri vetë Berisha për ta shpëtuar Lulin që sot është kryetar i PD, vetëm për shkak të atyre viktimave dhe zullumeve që ka bërë në pushtet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *