Ngjyra, Te Gjitha

Shuhet agjenti i CIA-s që frymëzoi filmin fitues të Oscar

Tony Mendez, agjenti i CIA-s është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ai u bë i njohur pasi mbi punën e tij u realizua filmi “Argo”, që ka fituar edhe çmimin Oscar.

Ai njihet për kontrabandimin e gjashtë diplomatëve amerikanë nga Irani gjatë krizës së pengjeve të periudhës 1979-1981. Në atë kohë, Mendez u paraqit si producent filmash për të realizuar misionin e tij.

Agjenti i CIA vuante nga sëmundja e parkinsonit. Aktori i njohur Ben Affleck, i cili në film luajti rolin e Mendez, e ka konsideruar atë një hero të vërtetë amerikan.

“Ai kurrë nuk kërkoi që të ishte në qendër të vëmendjes me veprimet e tij, por thjesht i shërbeu vendit”, u shpreh Ben Affleck.

Ish-zv/drejtori i CIA Michael Morell ka thënë më herët se Tony Mendez ka qenë një nga agjentët më të mirë të CIA-s.

I lindur në vitin 1940, Mendez pati një karrierë 25-vjeçare dhe ka shërbyer në shumë vende të huaja, kryesisht në Azi.

Pas largimit nga CIA, Tony Mendez drejtoi një studio artistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *