Pushteti, Te Gjitha

Pas skandalit të Unazës së Re, qeveria ndërpret projektin tjetër të Bashkim Ulajt

Ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka ndërprerë koncesionin për ndërtimin e aksit rrugor Thumanë-Kashar.

“Kam vendosur ndërprerjen e partneritetit publik-privat për aksin Thumanë-Kashar”, deklaroi Balluku, që sipas saj ky buxhet do të kalojë për Paktin me Universitetin.

Ndërtimi i rrugës Thumanë-Kashar nga privati do t’ju kushtonte qytetarëve shqiptarë plot 170 milionë euro më shtrenjtë se sa po të ndërtohej nga vetë qeveria.

Kompania qe fitoi koncesionin ishte Gener 2.  Në tenderin që u zhvillua në datën 18 qershor të vitit të kaluar fatura e rrugës fluturoi nga 169.3 milionë euro që e vlerësoi zyrtarisht qeveria në plot 337 milionë euro.

Kostoja shtesë 170 milionë euro ishte fatura që qytetarët shqiptarë do i paguanin privatit në formën e interesave dhe mirëmbajtjes së rrugës për 13 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *