Ndodhi sot, Te Gjitha

KLP, “shuplakë” Arta Markut: Kthehen në detyrë prokurorët Hajdarmataj dhe Çela

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) zhvilloi mbledhjen e tretë që prej konstituimit të tij, ku vendosi që prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj, të transferuar respektivisht në Berat dhe Pogradec, të kthehen në Tiranë.

Me votim (6 anëtarë pro dhe 5 kundër), prokurorët e transferuar në rrethe pas sherrit tek Krimet e Rënda me Donika Prelën pasi refuzuan shortin për çështjen “Shullazi”, do të kthehen në detyrën që kishin te Krimet e Rënda.

Pjesë nga debatet në KLP

“Transferimi pa pëlqim është në të gjitha ato raste kur vendi është i lirë më shumë sesa 3 muaj dhe nuk ka asnjë prokuror tjetër që të shkojë në këto dy prokurori. Këshilli është i detyruar të caktojë prokurorë nga prokuroritë me kërkesë më të ulët dhe magjistratin me eksperiencë më të ulët në këtë prokurori që ka ngarkesën më të ulët.

Rasti tjetër i parashikuar nga neni 59 përcakton që pozicioni duhet të jetë përkohësisht maksimumi deri në tre muaj i lirë dhe në këtë rast përsëri KLP mund të caktojë papëlqim. Meqenëse si prokuroria e Beratit dhe ajo e Pogradecit nuk janë raste kur pozicioni është i lirë deri në tre muaj dhe prokurorët Olsian Çela dhe Besim Hajdarmataj nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre për tu caktuar në prokurori ne kemi çmuar që këto caktime të përkohshme duhet të ndërpriten dhe prokurorët të kthehen në pozicionet e tyre ku janë të emëruar pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda”.

Nurihan Seiti: Dinjiteti jonë është të presim Gjykatën e Apelit. Për këta dy magjistratë nuk mohohet asnjë e drejtë e tyre për të aplikuar te SPAK-u, po të duan për Prokuror të Përgjithshëm, për të aplikuar në të gjithë territorin e Shqipërisë si titullarë. Por çështja që është në Gjykatë Administrative nuk mund të trajtohet nga KLP. Nuk bëjmë dot interpretime të një vendimi që nuk ka marrë formën e prerë.

“Nuk mund të marrim kompetencën e gjykatës. Pa u shteruar rrugët ligjore ne nuk kemi punë me kërkesën”.

Bujar Sheshi: Kur mbaron afati 3 mujor, KLP duhet të zgjidhë ngërçin ku do të punojnë këta 2 prokurorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *