Ndodhi sot, Te Gjitha

Takoi Balilin para dorëzimit, Dritan Zagani për Artan Hoxhën: Shitet dhe blihet si në bursë, është bërë si bankomat

Ish-oficeri i anti-drogës, Dritan Zagani nuk i ka kursyer kritikat ndaj gazetarit Artan Hoxha, që realizoi një intervistë me të shumëkërkuarin, Klement Balili një natë para se të dorëzohej.

Zagani, i cili ka fituar azil politik në Zvicër, e cilëson Hoxhën si një gazetar-bankomat, i cili shihet dhe blihet kundrejt parave.

Zagani ka pasur përplasje në distancë edhe në të kaluarën me Hoxhën, veçanërisht në periudhën kur në krye të Ministrisë së Brendshme ishte Saimir Tahiti.

Statusi i plotë:

Duke bashkebiseduar me nje gazetar online,me ra biseda per nje tip gazetari shum investigativ ne pamje te pare, dhe une dhashe mendimin tim per ate,kuptohet si e kam une troç pa doreza se sdi ndryshe,polic hesapi…! Bashkebiseduesi me tha nje fjali epike qe nuk fola dot me pas asaj.

Me tha “po lere ate, se ai eshte bere si bankomat”…me la pa fjale me kete dhe nga ai cast vertet nuk doja me ta permendja personin ne fjale gazetar qe shit-blihet si bursa. Sonte duke ndjekur te rejat e fundit nga atdheu se pse me doli para gazetari-bankomat..!?!?!?

Njeriu edhe shitet edhe blihet, por kurre me nuk do jete njeri,sado shume leke ta kete çmimin. Dhe mendojeni vete pastaj sa profesional dhe me vlere per publikun eshte nje gazetar i kthyer ne bankomat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *