Globi, Te Gjitha

Po bënin “selfie”, çifti i ri bie nga 240 metra lartësi

Një çift kalifornian, me shumë ndikim në rrjete sociale, u rrëzua për vdekje nga maja Taft Point (243 metra e lartë) pasi po bënin një selfie.

Autopsia ka zbuluar se rrëzimi i Meenakshi Moorthy, 30 vjeçe dhe Vishnu Viswanath, 29 vjeç është shkaktuar pasi ishin në gjendje të dehur.

Raporti mjekësor tregoi se ata kanë pasur plagë të shumta në kokë, qafë, gjoks dhe bark. Dr. Sung-Ook Baik, një patolog mjekoligjor konfirmoi se në trupin e tyre nuk u gjetën ilaçe apo substanca, por elemente të pijeve alkoolike.

“Ne mund të arrijmë vetëm në përfundimin se ata kanë konsumuar alkool, por nuk dihet se deri në cilin nivel të dehjes kanë arritur”, tha avokati i Mariposës, Andrea Stewart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *