Ngjyra, Te Gjitha

FOTO/ Historia e trishtë e Xhesika Berberit me ish-të dashurin e sapofejuar

Ish-i dashuri i saj i dha fund beqarisë në fillim të muajit janar, por modelja Xhesika Berberi ka reaguar në rrjetet sociale pse ende nuk e ka gjetur gjysmën tjetër, është shumë e lumtur me jetën që po bën.

Modelja shqiptare, e cila aktualisht jeton në SHBA, po e shijon jetën si beqare. Nëpërmjet një fotoje, ajo ka treguar se ndihet shumë e lumtur që është vetëm: “Jam vetëm dhe më pëlqen”, ka shkruar ajo, duke iu përgjigjur kështu komenteve të shumta në rrjetet sociale, se ish-i dashuri e harroi Xhesikën shumë shpejt, duke u fejuar me një vajzë tjetër.

Nga ana tjetër, Balla i ka dhënë fund beqarisë me një bukuroshe brune, që është e afërmja e politkanes demokrate Suzana Guxholli, ish-këshilltare e ekonomisë e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Kujtojmë që Xhesika Berberi dhe Evald Balla, i vetmi i dashur që modelja ka bërë publik kohë më parë, janë ndarë prej dy vitesh.

Thuhet se ndarja e tyre në vitin 2016 ka qenë një histori e trishtë dilemash dhe dhimbjeje. Arsyeja e ndarjes ka qenë distanca, sepse çifti prej vitesh jetonte në distancë, ai në Tiranë dhe ajo në SHBA. Por ndonëse Xhesika nuk e ka gjetur ende shpirtin e saj binjak, ish-i i saj është shumë hapa para.

Pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, publikoi foto nga kurorëzimi i dashurisë së Evaldit, Fiona Guxhollit, në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës. Kjo është jeta e re e ish-të dashurit të saj prej shumë vitesh.

Xhesika dhe Evaldi prej vitesh e jetonin këtë histori në distancë, por lidhja e tyre nuk i mbijetoi dot largësisë. Burime për mediat shqiptare informuan se pas një ftohjeje që kjo marrëdhënie kaloi, të dy vendosën të qëndronin pak kohë të ndarë për të kuptuar më mirë se çfarë po ndodhte mes tyre.

Xhesika nisi karrierën e saj në SHBA, larg nga i dashuri, ndaj dhe kjo distancë solli edhe problemet e para për çiftin. Vizitat e saj në Tiranë kanë qenë edhe më të rralla, kjo për shkak të kontratave në SHBA. Kujtojmë se Xhesika Berberi është një ndër modelet shqiptare që po prek suksesin edhe në tregun amerikan.

Ajo është një ndër imazhet e Sherri Hill, ku së bashku me Adrola Dushin u shndërruan në dy modele ikonë. Nga ana tjetër, Evaldi prej vitesh është marrë me sport në Shqipëri. Dy të rinjtë janë njohur vite më parë nga miq të përbashkët. Edhe pse kanë preferuar të mos jenë një çift mediatik, prania e tyre gjithnjë ka tërhequr vëmendjen, si një dyshe mjaft simpatike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *