Globi, Te Gjitha

Me 1 euro bëheni pronar shtëpie, oferta e pabesueshme vjen nga Italia!

Një ofertë që nuk mund ta refuzoni. Qyteti siçilian, Sambuca, ka nxjerrë në shitje shtëpi me vlerë vetëm 1 euro!

Shtëpi të vendosura në një kodër, me pamje mahnitëse nga Mesdheu. Sambuca është një qytet i bukur në ishullin e Siçilisë në jug të Italisë.

Shtëpitë kanë dalë në shitje me këtë vlerë të papërfillshme vetëm për të ringjallur komunitetin që ka vuajtur vitet e fundit largimet drejt qyteteve të mëdha.

Sambuca nuk është qyteti i pari në Itali që ofron një marrëveshje të tillë, duke joshur pronarë të rinj të shtëpive.

Giuseppe Cacioppo, zëvendëskryetar i Sambuca tha: “Në krahasim me qytetet e tjera që e kanë bërë këtë vetëm për propagandë, oferta jonë është serioze. Nuk do të ketë asnjë ndërmjetës mes pronarëve të vjetër dhe atyre të rinj. Ju dëshironi një shtëpi, e merrni atë menjëherë!”

Kushti është që pronarët e rinj duhet të kryejnë një depozitë sigurie prej 5 mijë eurosh, si dhe duhet të bëjnë edhe rikonstruksionin e banesës, e cila ka një kosto rreth 15 mijë eurosh.

Pasi ata do të kryejnë rikonstruksionin e banesës, atyre iu rikthehet depozita prej 5 mijë eurosh.

Cacioppo thotë se blerësit nuk do të zhgënjehen. “Sambuca njihet si një qytet i bukur”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *