Te Gjitha, Tech

Mos blini bileta në orën 19:00, zgjidhni të dielën

Të gjithë duan bileta sa më të lira avioni, hoteli e makine me qira para se të nisën për udhëtime.

Por cili është muaji, dita dhe ora më e favorshme për të gjetur çmimet më të mira?

Për këtë na vjen në ndihmë “Skyscanner”, një website britanik që ndihmon në kërkimin dhe krahasimin e çmimeve të udhëtimeve, përfshirë ato të biletave të avionit.

Sipas një raporti të “Skyscanner”, për çmimet më të lira të avionëve duhet të zgjidhni muajin janar, pasi kompanitë përpiqen të ulin çmimet ngase shpenzimet e njerëzve bien pas periudhës së ngarkuar të festave të fundvitit.

Si ditë më e përshtatshmja është e diela, kur të gjithë janë paksa të shkujdesur dhe me fokus tek çlodhja e argëtimi pas një jave të lodhshme.

Ora më e përshtatshme për të gjetur çmime të mira është 05:00 e mëngjesit, kur të gjithë flenë.

Ndërsa për t’u shmangur është hapësira kohore mes orës 19:00 dhe 22:00.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *