Globi, Te Gjitha

FOTO/ Planifikoi të sulmonte Shtëpinë e Bardhë, ndalohet nga FBI

Kishte në plan që të sulmonte Shtëpinë e Bardhë, statujën e Lirisë dhe ndërtesa të tjera në Washington të SHBA.

Por 21-vjeçari Hasher Jallal Taheb, u arrestua nga policia e FBI, në shtetin e Georgia, pas hetimeve që zgjasnin prej afro një viti.

I riu i cili ishte radikalizuar, donte të përdorte pajisje shpërthyese artizanale, të cilat i kishte përgatitur në shtëpi, për të kryer sulmet.

Sinjalizimi i parë anonim rreth tij, erdhi në mars të vitit 2018, ku autoriteteve ju tha se “Taheb ishte radikalizuar, kishte ndryshuar emër dhe kishte bërë plane për të udhëtuar jashtë shtetit”.

Në muajt pasues hetuesit arritën të krijojnë një raport komunikimi me Taheb, duke zbuluar se donte të shiste makinën e tij për të siguruar fonde për të udhëtuar jashtë, për tu bashkuar me ekstremistët e ISIS.

Në 7 shtator një agjent i infiltruar i FBI e takoi dhe Taheb i tregoi një hartë të detajuar të Shtëpisë së Bardhë. Kështu gjatë kësaj fillim jave ai u vu në prangat e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *