Sport, Te Gjitha

Higuain drejt Chelsea-t, i ka kërkuar largimin Gattusos

Atë që duhet ta thoshte e ka thënë. Gonzalo Higuain ka kërkuar largimin nga Milani. Ai dëshiron t’i bashkohet Chelsea-t, duke konfirmuar zërat që lindën që në ditët e para të janarit. “El Pipita” ia ka komunikuar vendimin e tij trajnerit Gattuso, që jo rastësisht në intervistat pas takimit me Sampdorian u shpreh: “Kur një futbollist ka vendosur të largohet… Nuk mund të jap garanci për të ardhmen e tij…”

Thyerja nisi 11 nëntorin e kaluar, pas asaj penalltie të humbur pikërisht ndaj Juventusit, më pas zhgënjimi pas ndëshkimit me karton të kuq.

Por nuk mund të jetë ky motivi kryesor që e shtyu drejt vendimit për të kërkuar largimin nga “Djalli”.

Chelsea e kishte kërkuar edhe verën e kaluar argjentinasin, madje me ngulm. Por nga teoria e Sarrit nuk gjeti vend te praktika e krahur të djathtë të presidentit Roman Abramovich, Marina Granovskaia.

Milani nxitoi për t’i paraprirë konkurrencës me një marrëveshje ku u përfshinë edhe Caldara me Bonuccin.

Por gjërat pritet të kthehen në vend, ashtu siç ndoshta duhet të kishin shkuar verën e kaluar. Higuan do të transferohet te Chelsea dhe Milani do të kursejë një shumë jo të vogël parash si për huazimin deri në fund të sezonit ashtu edhe për blerjen përfundimtare të sulmuesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *