Sport, Te Gjitha

FOTO/ Skandal! Futbollisti i dehur masturbohet në rrugë

Skandal me drita të kuqe në futbollin britanik! Një futbollist i kombëtares së Irlandës së Veriut, dhe i Oxford United (Seria C), Gavin Whyte, është vënë në hetim nga policia.

Ai akuzohet për akte të turpshme në publik, për shkak se pak ditë më parë u filmua në një rrugë në Belfast, në gjendje të dehur duke u masturbuar.

Pasi video përfundoi në rrjetet sociale, futbollisti 22-vjeçar u gjobit nga klubi.

Whyte, një futbollist premtues në Irlandën e Veriut, ka shënuar katër gola në sezonin e parë në League One.

“Është një veprim i pavend. Kishte pirë shumë, por është një djalë i mirë. Nuk kam parë asnjë parregullsi tek ai. Por qoftë futbollist apo kjo, kjo lloj sjellje është e gabuar. Shpresoj që tifozët ta falin”, tha për mediat, Karl Robinson, menaxher i ‘Oxford United’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *