Dardani

Masakra e Pireut, shqiptari vritet në burgun grek

Një shqiptar i cili ishte duke vuajtur dënimin në një burg në Greqi, ka mbetur i vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në burgun e Koridalos, në Athinë.

Mësohet se vrasja e shqiptarit, i cili është identifikuar si Albert Bako, ndodhi pas një sherri mes dy grupeve.

Si pasojë e dëmtimeve të marra i burgosuri shqiptar gjeti vdekjen.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, teksa autoritetet e shtetit fqinj po hetojnë për të zbuluar më shumë.

Shqiptari ishte arrestuar në vitin 2014, i akuzuar se hapi zjarri me automatik në një lokal në Pire, duke plagosur 14 persona.

Po ashtu ai rezulton të jetë i përfshirë në një tentative vrasje ndaj një avokati.

Bako prej pak ditësh kishte mbërritur në burgun e Koridalos, teksa më parë kishte qenë në burgun e Hanias në Kretë, pasi së shpejti niste gjyqi për tentativë vrasje ndaj avokatit. Mendohet se vrasja e tij ka qenë e planifikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *