Te Gjitha, Unë shkruaj

Bilanci i mjerimit

Nga Klodian Tomorri*

Vetëm sot, në Shqipëri, kanë humbur jetën 3 veta nga i ftohti. Nëse u shtohen dhe ata që kanë vdekur që nga dita e parë kur filloi vala e të ftohtit, bëhen gati 10 viktima. Ky është bilanc lufte, që ndodh vetëm këtu.

Ka një të dhënë shumë të frikshme për atë që po ndodh këtu. Numri i viktimave që kanë humbur jetën nga i ftohti në Shqipëri gjatë këtij fillimviti është më i madh se sa ai atyre që kanë vdekur në të gjithë Europën. Dhe Shqipëria ka vetëm 0.4 për qind të popullsisë së Europës.

Ky nuk është vendi më i ftohtë i botës, as i Europës. Madje edhe në vendet fqinje në veri, që kanë ekonomi të ngjashme me tonën bën shumë më tepër ftohtë se këtu. Por serbët nuk vdesin nga i ftohti. As kroatët dhe malazezët. Vdesin shqiptarët sepse nuk ngrohen dot.

Të ngrohurit është bërë kaq i shtrenjtë këtu saqë shumica e familjeve nuk e përballojnë dot. Dhe nuk bëhet fjalë për luks, por një nevojë fizike bazë për të mbijetuar.

Sot Shqipëria çon fëmijët në shkolla pa ngrohje, të sëmurët në spitale dhe qendra shëndetësore dridhen nga të ftohtit. Ky është mjerim, që mund ta gjesh vetëm në vendet e botës së tretë, por askund tjetër nëpër Europë.

Kur bota po përgatitet të çojë njeriun në Mars, shqiptarët vdesin nga i ftohti, madje më keq se 100 vjet më parë. Trishtim. Dhe ne rrimë e flasim për deficitin, buxhetin, arritjet e reformave. Reformat e k…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *