Ngjyra, Te Gjitha

Julka Gramo humb babain: Të jetosh në zemrat e atyre që lë pas

Moderatorja dhe këngëtarja e njohur Julka Gramo e nisi këtë të shtunë me të qeshura të mëdha nga një video e Ellen De Generes, por më pas dita e saj ndryshoi aq shumë, pasi mori vesh lajmin e hidhur se babai i saj ishte ndarë nga jeta.

Përmes një postimi në Instagram, Julka tregon se sot është një ditë e vështirë për të, por falenderon të gjithë ata që i gjendur pranë për ta ngushëlluar për këtë humbje të madhe.

“Sa ironike… Sot e nisa ditën me të qeshura të mëdha me një video të Ellen De Generes dhe ju urova një dite plot buzëqeshje, pa ditur se disa minuta më vonë dita ime do të merrte një kthesë 360 gradë… Sot humba babain tim…

Sigurisht nuk qeshja dot si Ellen, por buzëqeshja kur shihja se sa kujtime të bukura dhe sa shumë respekt e dashuri kishin të gjithë njerezit për të… Jam krenare për njeriun fort të dashur, punëtor, të palodhur e të sakrificave që ishte, la shtëpinë plot me dashuri…

Ndihem me fat për të gjithë familjen dhe miqtë që na u gjenden pranë në këtë ditë të vështirë… Të jetosh në zemrat e atyre që lë pas nuk do të thotë të vdesësh”,-shkruan Julka në postimin e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *