Pushteti, Te Gjitha

Rama për Metën: Mos e merrni seriozisht. Nuk di si të dalë nga gropa

Ka qenë e menjëhershme përgjigja e Kryeministrit Edi Rama ndaj deklaratave të kësaj të premte nga ana e Presidentit Ilir Meta.

Përmes një statusi në Twitter, Rama i është përgjigjur tonit të ashpër të kreut të shtetit duke thënë “mos e merrni seriozisht”.

Shefi i qeverisë i ka kujtuar Presidentit Meta kohën kur ky i fundit bënte thirrje popullit për t’u armatosur, gjatë zgjedhjeve të 2017, kohë kur ai ishte pjesë e LSI-së.

Sipas Ramës, Meta nuk po di si të dalë nga gropa që i ka hapur vetes.

“Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani” shkruan Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *