Ndodhi sot, Te Gjitha

EMRI/ Shembja e strehës së karburantit, kush është babai i dy fëmijëve që humbi jetën

Një person humbi jetën pasditen e kësaj të enjteje në qytetin e Shkodrës. Gjithçka ndodhi teksa dëbora e dendur shembi strehën e një karburanti.

Viktimë mbeti punonjësi i karburantit, Tonin Loci, 52 vjeç, banues në Shkodër.

Ngjarja ndodhi teksa babai i dy fëmijëve i cili punonte në karburantin “Gega Oil”, u zu poshtë nga çatia, në vendin e tij të punës në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Struktura metalike e rënduar nga pesha e dëborës u rrëzua, duke bërë që të shkaktohet edhe zjarr.

Loci u izolua brenda ambienteve të karburantit, duke e pasur të pamundur të dilte.

U desh ndërhyrja e policisë dhe zjarrfikësve për të nxjerrë trupin nga rrënojat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *