Pushteti, Te Gjitha

Rama nuk e përtyp dot mosdekretimin e Cakajt, ofendon rëndë Metën!

Kryeministri Edi Rama mesa duket nuk do ta lërë me kaq mosdekretimin e Genti Cakajt në postin e Ministrit të Brendshëm.

Fill pas përgjigjes që Meta i dha akuzave të hedhura prej tij, Rama i është kundërpërgjigjur sërish Presidentit duke e quajtur të marrë veprimin e tij. Sipas Ramës Presidenti ka shkelur Kushtetutën, goditur qeverinë si dhe tashmë kërkon të bëjë të besueshëm idenë se ai mbrojti Kosovën nga një shqiptar i Kosovës.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X… Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës Pupupu”-shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *