Kryesore, Pushteti, Te Gjitha

Rama-Metës: Refuzimi i Cakajt, i turpshëm! Argumentat, nivel skandaloz

Nuk ka vonuar përgjigja e Kryeministrit Edi Rama pas refuzimit nga ana e Presidentit Ilir Meta për propozimin e Genc Cakajt si Ministër i Jashtëm.

Përmes një postimi në Tëitter, Rama thotë se refuzimi i Presidentit Meta është jo vetëm antikushtetues por edhe i turpshëm.

Ndërsa lidhur me argumentat e dhëna nga Presidenti, shefi i qeverisë i cilëson ato si turpëruese dhe skandaloze për institucionin që përfaqëson Meta.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin Ndjesë Kosovës për këtë turp” shkruan Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *