Dardani

Ish-komandanti i UÇK nxjerr zbuluar Ramën: Po vendos ministra spiunët e UDB-së

Rexhep Selimi, ish komandant i UCK-së dhe aktivist i “Vetëvendosje” përgëzoi presidentin Meta për refuzimin e Gent Cakajt, si ministër i Jashtëm i Shqipërisë. Ai thotë se Meta duhet të kishte refuzuar edhe shqiptaren tjetër të Kosovës që është në kabinet, Besa Shahini.

Selimi pohon se Kosova ka figura të tjerë të shquara e me shumë dinjitet për të qënë në qeverinë e Shqipërisë.

Ish drejtuesi i UCK, nuk i ka kursyer madje as akuzat e renda ndaj Cakajt dhe Besa Shahinit në statusin e tij në facebook.

“A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?

Sa mire qe nuk është me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njëjta dore. Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kërkojë. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, për shembull!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *