Tech

Peshkaqeni gjigant u zhduk si pasojë e një shpërthimi yjor

Do të ketë qënë një “cunami” i energjisë kozmike shpërthimi që e ka shkaktuar zhdukjen masive misterioze, që 2,6 milionë vjet më parë ”fshiu” një të tretë e kafshëve të mëdha detare duke përfshirë peshkaqenin megalodon, i madh sa një autobus shkolle.

Shpërthimi ndodhi në 150 vjet drite larg nga Toka dhe shkaktoi një dush të grimcave subatomike që shkaktuan tek kafshët mutacione të rënda dhe kancere, sidomos te  mostrat e mëdha, sipas kjo një studimi i publikuar në ”Journal Astrobiology” nga Universiteti i Kansasit.

Sipas studiuesve, shuarja e gjigantëve të detit lidhet me një seri shpërthimesh duke përfshirë një veçanërisht të dhunshëm dhe si pasojë Toka është bombarduar nga rrezet kozmike që përplaseshin me atmosferë dhe krijonin një shi atomik, përgjegjës për mutacione të rënda në ADN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *