Yjet

Horoskopi i vitit 2019: Si do t’i kemi punët me paratë?

Dashi

Me ndryshimet e mëdha që do të bëni në karrierë këtë vit, me shumë gjasë do të keni një gjendje të mirë të ardhurash. Megjithatë tregohuni të kujdesshëm që të mos shpenzoni pa kriter, pasi mund të përballeni me shpenzime të tepruara dhe të paparashikuara. Një lajm i mirë: Gjithë ndryshimet që do të ndërmerrni në vijim, do të shndërrohen në të ardhura të shumta.

Demi

Në sajë të Jupiterit në Shigjetar, financat e vitit 2019 parashikohen të frytshme, veçanërisht nëse jeni të martuar apo në një lidhje të konsoliduar, pasi partneri do të ndihmojë në sigurinë tuaj financiare. Megjithatë nëse jeni single, mund të hasni vështirësi; e kemi fjalën për taksat, ndonjë hua për t’u shlyer, komisione etj. Bëni kujdes nëse vendosni të merrni hua diku, pasi mund të mos keni mundësi për ta paguar në vijim.

Binjakët

Me eklipse dhe Saturnin e përgjegjshëm që aktivizon sektorin tuaj të financave, ka shumë shanse që t’ju ofrohet një mundësi për të fituar më shumë para. Nëse keni marrë hua, do ta gjeni veten duke punuar fort në mënyrë që të ktheni mbrapsht paratë. Nëse ndani detyrimet financiare me dikë tjetër dhe ju keni paguar më shumë seç ju takon, mund të përballeni me debate të ashpra.

Gaforrja

Gjërat mund të duken pak si të paqëndrueshme kur bëhet fjalë për karrierën. Sidoqoftë, do të vini re që perspektiva e karrierës do të përmirësohet e si rrjedhojë do të ndryshojnë dukshëm financat. Pikëpamjet financiare varen nga ju dhe nga mënyra si e shihni dhe sa e vlerësoni veten. 2019-a do t’ju japë disa leksione për rëndësinë e të vlerësuarit të vetes. Njihni vlerat tuaja dhe prezantojini ato me vetëbesim.

Luani

Argëtimi dhe aventura do të jenë në qendër të vëmendjes gjatë 2019-s, gjë që sigurisht do të shoqërohet me shpenzime të shumta. Pse t’i shkaktoni vetes stres? Nëse keni patur një marrëdhënie të mirë me paratë, do të shikoni që eklipset dhe Saturni do t’ju shtyjnë të bëni ndryshime të nevojshme. Urani në Dem mund të trondisë pjesën e karrierës, e si rrjedhojë paratë mund të ndryshojnë. Tregohuni të kujdesshëm!

Virgjëresha

Financat mund të duken “tronditëse” gjatë tremujorit të parë të vitit, por mos u bëni merak pasi do të përmirësohen në pranverë. Në mënyrë që të bëni sa më shumë para; mund të fitoni të ardhura përmes një biznesi që funksionon nga shtëpia ose duke kthyer në biznes një pasion tuaj prej kohësh. Reputacioni profesional do të jetë një temë e nxehtë dhe mund të vendosni që të fitoni para nëpërmjet njerëzve që njihni. Njohjet tuaja mund të jenë një mjet i vlefshëm, ndaj mos kini frikë të veproni përmes pikave tuaja më të forta. Nuk i dihet asnjëherë se kush po ju dëgjon ndaj shpaloseni mirë veten.

Peshorja

Me Uranin e paqëndrueshëm në Dem që ndikon në zonën tuaj të borxheve, do t’ju duhet të tregoheni të zgjuar kur bëhet fjalë për paratë. Është e mundur që të përfitoni para pikërisht në momentet që nuk e prisni. Nëse ndani detyrime financiare me dikë tjetër, yjet do të ndihmojnë që t’i jepni fund një situate të çrregullt me paratë. Krijo një mënyrë tjetër të menaxhimit të financave për vitin 2019.

Akrepi

Në fakt, do ta gjeni fillimisht veten në një boshllëk parash dhe pamundësish për një rrogë më të lartë. Por, mësohuni me idenë se meritoni më shumë. Kjo do të jetë mënyra juaj për të tërhequr më shumë para përmes vetëvlerësimit. Vetëm mos e teproni me shpenzimet, pasi siç e thamë s’është se i keni punët fort mirë.

Shigjetari

Ky vit do të jetë një mundësi e mirë për ju që të tejkaloni qëllimet financiare përmes aftësive profesionale. Kjo është koha juaj për të ndërtuar diçka që e prisni prej kohësh. Mos e humbisni rastin. Nderoni veten. Qëndrueshmëria financiare është në dorën tuaj.

Bricjapi

Do ta gjeni veten më të përqëndruar se kurrë te financat për shkak se eklipsi në Luan do të pozicionet në zonën tuaj të borxheve dhe parave. Shfrytëzoni këtë rast për t’i dhënë besim vetes për të dalë nga këto situata të sikletshme. Nga ana tjetër, ka mundësi që ta shihni veten duke kërkuar ndihmë financiare te dikush tjetër.

Ujori

Nëse keni qenë ju ofruesi i vetëm në familje apo te njerëzit e afërt, këtë vit do ta gjeni veten duke bërë ndryshime të nevojshme në mënyrë që barra financiare të mos rëndojë vetëm te ju. 2019-a do t’ju sjellë kontakte me njerëz me ndikim që mund të paguajnë shumë mirë. Është viti juaj ndaj lulëzoni.

Peshqit

Pritshmëritë dhe dëshirat tuaja financiare mund të realizohen këtë vit, megjithëse mund të kërkojë besim për të ndërmarrë disa rreziqe. Është e mundur që të jeni një hap para në rrugëtimin e karrierës. Nëse gjërat janë të paqëndrueshme kohët e fundit, kjo situatë nuk do të jetë afatgjate. Sigurohuni që koha dhe energjia që po investoni të shërbejë për diçka dhe të merrni atë që dëshironi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *