Dardani

VIDEO/ Del kënga për Alket Rizain, “çmenden” grekët

Një reper grek i ka kushtuar një këngë Alket Rizait, ç’ka sjellë reagime të shumta në shtetin fqinj.

Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet e tij të bujshme, sidomos ajo me helikopter nga burgu i Koridalos, është kthyer në hit duke u bërë edhe pjesë e klipeve muzikore.

Ai u bë i njohur si shqiptari që është arratisur dy herë nga burgjet greke me helikopter.

Rizai tentoi arratisjen e tretë duke marrë peng 6 policë të burgut të Malandrinos. Për momentin ai ndodhet në burg, ku vuan dënimin me burg përjetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *