Unë shkruaj

Letër e hapur Ramës nga tenori Agim Hushi

Nga Agim Hushi*

Leter e Hapur

Zotit Edi Rama!

Zoti Kryeminister!
Po ju shkruaj nga larg me te drejten e nje qytetari shqiptar qe dikur i sherbeu PS dhe me vetedije te plote ju suportoi bile dhe ju admiroi!
Nuk jam penduar aspak per asnje veprim qe e kam bere me bindje ne perputhje te plote me vullnetin tim te lire.
I kuptoj shume mire edhe disa nga punet e tua te mira per te cilat ju paguheni dhe gezoni te gjitha privilegjet e pushtetit me votat dhe parat e taksapaguesve shqiptare!
Por duke e ndjere se puthadorasit dhe keshilltaret qe gjithashtu si shoku Enver dikur skeni ngurruar ti merrni nga fshati edhe me 7 klase shkolle ju konsiderojne si Zeusi!
Me lejoni tju them me bindje se megjithe zgjuarsine tuaj te rralle batutore ju nuk po arrini dot ne nivelin e nje burri shteti!
Bulizmi juaj shpesh je le “down”ne nivelin e nje “cool”-i te nje lagje tirane!
Slini njeri pa share e damkosur!
Quani kazan median qe me se shumti e keni blere dhe gazetare qe dikur ju kane plagosur me shpifjet si prind ua pranoni sherbimet me pagese mjafton te shajne dhe tu nxijne jeten kundershtareve dhe kritikeve tuaj!
Eshte me te vertet tragjik transformimi juaj kur kujtoj refleksionet tuaja dikur kur une si ish student i arteve ju ndiqja si nje idhull!
Ju armiku dhe cjerresi i maskes se diktatorit jeni bere vete si ai!
Nuk e prisja kurre ti drejtoheshit Taulant Mukes si “larve”!
Por fatkeqesisht ju mu duket me i vogel se larva vete!
Ju qe duhej te ngriheshit mbi mllefin e nje sedervrari e te nje namuzliu tekanjoz!
Ju duhet te tregoheshit burre shteti; ta falenderoje kete djalosh trim, te mencur e te zot qe po te afrohet si meteor dhe po ta djeg pushtetin dhe marketingun qeverises ne duar!
Kerkoji falje Taulantit me kurajo burri dhe Taulanteve te tjere qe ti i ke perzene nga atdheu!
Lere arrogancen e pushtetit dhe dil mbi guasken e mendjemadhsise e te gjithpushtetshmit
Ndalo bulizmin dhe falendero popullin tend qe po te mbane mbi krye te cilin ti po e varferon me shume me sjelljen tende ne krye te tespsise!
Mos degjo keshillat e servileve qe te rrethojne dhe te nje qeverie te nenshtruarish qe ke pereth!
Beje zemren e madhe dhe ler flladin popullor te te vije ne zyren e luksit me te cilin je rrethuar !
Lere teatrin fushator dhe merru me pune te verteta!
Njerzit sjane aq budallenj sa ci mendon ti te te gjykojne me spektaklet ne Face book, me Rita Oren ne shesh apo me dritat e vitit te Ri ne bulevard!
Shqiperia eshte ajo qe te zbuloi Taulanti me nje jave pune, dhe me nje prani te vetme ne mbledhjet e tua qesharake qeveritare!
Behu serioz dhe mos e ler vehten te biesh me poshte nga ce ke cuar Shqiperine ekonomikisht dhe emocionalisht!
Kupto qe ke vrare shpresen, ke nxjerre rinine ne rruge!
Ti e di mire se zemrimi i rinise dhe studenteve ska te beje me tarifat dhe pedagoget e padenje!
Ka te beje me zhgenjimin qe solle ti me politikat e tua!
Behu burre shteti dhe mos na shih si armiq qe po te kerkojme pushtetin por na gjyko si shqiptare qe e duam atdheun tone te denje, qe te na siguroi te ardhmen e femijeve, mirqenien me punen dhe vlerat tona, te na vlersoje sic na vlerson bota!
Ndalo teatrin qeveritar si forma me e shpifur e qeverisjes !
Merr kurajon dhe kerkoi falje te gjithe atyre qe perzure nga Shqiperia me padrejtesite dhe ligesit qe prodhove ti dhe pushteti yt medioker!
Si ish admiruesi yt te lutem qe qofte dhe per nje cast te vetem te marresh statujen e nje burri shteti qe se realizove dot prej vitesh ne krye te qeverise!
Beje me dorheqjen tende ne keto dite protestash masive qe kan ne qender deshtimin tend ne fushen e arsimit qe eshte e ardhmja reale e Shqiperise qe duam!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *