Dardani

Paditet penalisht ministri i shqiptarëve në Maqedoni

Policia financiare e Mqedonisë ka kallëzuar penalisht ministrin aktual të Vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu dhe paraardhësit të tij për pagesë të paligjshme të honorareve në vlerë prej 37 mijë euro.

Gjithashtu në listën e kallëzimeve janë edhe një ish-këshilltare në Ministrinë e Vetëqeverisjes lokale, por edhe një zyrtare përgjegjëse për zbatimin e programës operative IPA midis Maqedonisë dhe Bullgarisë, shkruajnë mediat maqedonase.

Ato edhe pse të punësuara në mënyrë të rregullt në këtë ministri, përmes katër marrëveshjeve kanë përfituar honorare me vlerë 2.2 milionë denarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *