Sport

Pirlo: Allegri është përmirësuar shumë, kur ishte i ri gaboi me mua

Ish-lojtari i Juventus-it dhe Milan-it, Andrea Pirlo, mori një çmim për karrierën mbrëmjen e së hënës, së bashku me legjendën e Roma-s, Francesco Totti-n.

“Maestro” foli për “Sky Sport” rreth kampionatit të Serie A dhe për fituesin e Topit të Artë, Luka Modric: “Ai ka fituar shumë trofe këtë sezon”, tha Pirlo. “Ata nuk ia dhanë këtë çmim Ronaldo-s dhe Messi-t, kështu që…”

“Cristiano është një lojtar i madh. Ai është gjithmonë i përqendruar në stërvitje. Është frymëzim për lojtarët e tjerë. Kur një lojtar si ai jep më të mirën në stërvitje, ky është një shembull për gjithë të tjerët.”

Juve-Inter – “Do të jetë një ndeshje emocionuese, por unë ende mendoj se Juventusi është skuadra më e mirë dhe do vazhdojë të jetë edhe për shumë vite.”

Allegri – “Ai vazhdon të përmirësohet vit pas viti. Kur ishte tek Milan-i, ishte ende i ri dhe bënte disa gabime, sidomos me mua (qesh). Ai është përmirësuar dhe tani është një nga trajnerët më të mirë në botë.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *