Kryesore, Pushteti

Dokument/ Studentët zbythin qeverinë! Shfuqizohet zyrtarisht pika 4 e VKM-së

Është shfuqizuar zyrtarisht pika 4 e Vendimit të Këshillit të Ministrave, e cila parashikonte pagesë shtesë për provimet e mbartura.

Më parë në deklaratën e mbajtur për mediat, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla pranoi kërkesën e studentëve për rishikimin e VKM-së, pika katër e së cilës i detyronte që të paguanin para shtesë për provimet e vjeshtës.

Pavarësisht plotësimit të kësaj kërkese, studentët janë shprehur të vendosur për të protestuar deri sa të plotësohen të katërta pikat e parashtruar prej tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *