Dardani

Kryeministrja e Serbisë paralajmëron Kosovën: Shpresoj mos të përdorim ushtrinë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka thënë se shpreson, që Serbia nuk do të duhet të përdorë ushtrinë e saj, pas formimit të paralajmëruar të ushtrisë së Kosovës.

“Shpresoj se nuk do të kemi nevojë kurrë të përdorim ushtrinë, por, në këtë moment, një gjë e tillë është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shohim pastrim të ri etnik dhe stuhi të reja, edhe pse kryeministri i Shqipërisë Edi Rama bën thirrje për të tilla”, tha Brnabić për gazetarët në Qeverinë e Serbisë“, – ka vazhduar kryeministrja e Serbisë.

Ndërsa autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *